Probleme me ujin e pijshëm – Banorët: Kemi bërë shpime në tokë, uji del i ndotur

probleme me ujin e pijshem

Prej vitesh, qindra familje në zonën pranë Varrezave të Dëshmorëve, në periferi të Shkodrës, nuk furnizohen me ujë të pijshëm .

Një problem i tillë e ka vështirësuar shumë jetesën e tyre. E vetmja mënyrë për t’u furnizuar me ujë të pijshëm është përmes shpimeve në tokë, gjë e cila u ka kushtuar shumë.

 Por, një situatë e tillë rrezikon shëndetin e tyre, pasi uji që arrijnë të sigurojnë është  i pakonsumueshëm, tregojnë vetë për RTSH Shkodra.

Ky problem vijon të jetë prezent në këtë lagje prej kohësh. Pavarësisht shqetësimit të ngritur herë pas herë nga banorët deri më tani nuk është marrë asnjë masë për t’i dhënë një zgjidhje.

Kjo zonë periferike është ndër më të harruarat, edhe si nga ana e infrastrukturës rrugore dhe energjisë elektrike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.