Problemet e shëndetit mendor – Specialistët: Kujdesi duhet të nisë në fëmijërinë e hershme

Se sa ka ndikuar pandemia, apo cilat janë shkaqet kryesore që po sjellin më shumë problematika të shëndetit mendor ende nuk ka një studim të mirëfilltë, por fakti është se numri i personave me probleme të shëndetit mendor është në rritje, madje dhe i atyre të hospitalizuar.
Mjaft shqetësues është dhe fakti i rritjes së rasteve mes adoleshentëve të moshës 13-17 vjeç, madje edhe tentativat për veprime ekstreme:
Specialistët e vlerësojnë pozitiv faktin se paralelisht me shtimin e rasteve ka më shumë ndërgjegjësim për të kërkuar ndihmë, ndërsa si masë parandaluese shohin forcimin e rolit të psikologut:
Aktualisht në spitalin “Sadik Dinçi” në Elbasan kapacitetet janë drejt ezaurimit pasi numri i personave të shtruar arrin ne 315.