Përdorimi i mjeteve elektronike nga fëmijët, ka ngritur alarmin nga mjekët okulistë mbi dëmet serioze që mund t’i shkaktohen shikimit të fëmijëve.
Ndaj mjekët u bëjnë apel prindërve që të tregojnë kujdes dhe të mos i lejojnë ata të përdorin pajisje elektronike pa kriter apo para moshës 10-vjeçare.
“Ka filluar të rritet numri i personave që kanë nevojë për t’u korrigjuar me syze. Gjithmonë u rekomandojmë edhe prindërve të kenë kujdes në mirëmbajtjen e syzeve, kur përdorin celularë të pastrojnë ekranet, që të jenë të pastra dhe të kenë një dritë gri, por sigurisht kryesorja është që të kufizohet përdorimi i tyre,” shprehet mjekja okuliste Eva Koça.
Për të dalluar nëse një fëmijë ka probleme me shikimin, Dr. Koça shpjegon disa nga shenjat për të cilat duhet të shqetësohemi pasi ato shfaqen.
“Kontrolli i parë mund të nisë në moshë të hershme që 6-muajsh. Kur prindi vë re që syri i fëmijës zhvendoset ose ka një lloj lëvizjeje që nuk përqendrohet, mund ta sjellin te mjeku specialist dhe ne do të depistojmë qoftë syrin dembel, qoftë strabizmin që në moshë të hershme. Më vonë, rreth moshës 2-vjeçare, kur fëmija është pak më i rritur, përsëri duhen vënë re ndryshimet në lëvizjen e syrit, kur fëmija ul kokën më shumë, fërkon sytë,” thotë Dr. Koça.
Pavarësisht faktit se ka një ndërgjegjësim në rritje nga ana e prindërve, sërish ka fëmijë që kalojnë orë të zgjatura përpara mjeteve elektronike.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.