Problemet shëndetësore në familjen mbretërore, Princi William nuk shkon në shërbesën përkujtimore të kumbarit të tij
Problemet shëndetësore në familjen mbretërore të Britanisë së Madhe, kanë bërë që Princi William të mos shkojë në një shërbim përkujtimor për Mbretin e ndjerë Konstandin të Greqisë, i cili ishte edhe kumbari i tij.
Princi i Uellsit, 41 vjeç, pritej të merrte pjesë në ngjarjen e përkujtimit në Kështjellën Windsor, por planet u ndryshuan në moment të fundit për çështje personale. Burimet thonë për CNN se Princesha e Uellsit, Kate Middleton është në gjendje shëndetësore të mirë dhe po rikuperohet pas operacionit abdominal.
Gjithashtu edhe Mbreti Charles III do të mungojë në përkujtimore pasi ai vazhdon trajtimin e tij kundër kancerit.
Konstandini II i Greqisë, kushëriri i dytë i mbretit Charles III, vdiq në janar të vitit të kaluar në moshën 82-vjeçare.
Charles dhe Konstandini gëzonin një marrëdhënie të ngushtë, madje ai ishte edhe kumbari i Princit William.