Procedime penale për 4 shtetas – Policia e Shkodrës: Akuzohen për vepra të ndryshme penale
Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal për 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Në komunikatën për shtyp DVP Shkodër bën të ditur se u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 62- vjeçar, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij.
Ndërkohë, edhe për një 43- vjeçar, banues në fshatin Trush nisi procedimi penal i cili qarkullonte me automjetin e tij dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar për kontroll.
Ndërkohë, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 34 vjeçar, banues në Shkodër, pasi,në lagjen Fahri Ramadani, duke drejtuar motomjetin e tij, nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë, duke marrë disa dëmtime të lehta.Edhe një 21 vjeçar, banues në Bushat u procedua penalisht, pasi mbrëmjen e së shtunes në aksin rrugor “Shkodër – Velipojë”, në hyrje të fshatit Trush, duke drejtuar motomjetin nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë dhe më pas ka rënë në kanalin anësor të rrugës. 21-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, njofton policia.