Kronikë

Procedime penale për 4 shtetas – Policia e Shkodrës: Akuzohen për vepra të ndryshme penale

Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal për 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Në komunikatën për shtyp DVP Shkodër bën të ditur se u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 62- vjeçar, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij.

 Ndërkohë, edhe për një 43- vjeçar, banues në fshatin Trush nisi procedimi penal i cili qarkullonte me automjetin e tij dhe  nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar për kontroll.

Ndërkohë, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 34 vjeçar, banues në Shkodër, pasi,në lagjen Fahri Ramadani, duke drejtuar motomjetin e tij, nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë, duke marrë disa dëmtime të lehta.Edhe një 21 vjeçar, banues në Bushat u procedua penalisht, pasi  mbrëmjen e së shtunes në aksin rrugor “Shkodër – Velipojë”, në hyrje të fshatit Trush, duke drejtuar motomjetin nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë dhe më pas ka rënë  në kanalin anësor të rrugës. 21-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, njofton policia.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kuvendi voton Këshillin Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar

Në seancën plenare të së hënës (17 mars), Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur me vota…

21 minutes ago

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

3 days ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

3 days ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

3 days ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

3 days ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

3 days ago

This website uses cookies.