Proçedohen 2 shtetas,ndërtuan pa leje/ Policia arreston në Muriqan një 42-vjeçar me automjetin e vjedhur në Francë
Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Shkodër kanë konstatuar punime pa leje në dy banesa në lagjen “Tre Heronjtë” . Pronarët e banesës u kapën duke ndërtuar mure rrethuese pa lejet përkatëse teksa ndaj tyre nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Rasti në fjalë u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurori. Ndërkohë nga Specialistët e Policisë Kufitare të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 42 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi është paraqitur në dalje të vendit, me një automjet tip “Benz”, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Francë.Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.