Procedohen 4 shtetas, ndërtuan baraka romësh, në banesa strehoheshin, kundrejt pagesës, familje të komunitetit rom

 Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që u kryen në bashkëpunim me specialistët e IMT Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, në zonë urbane, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimeve Ekonomiko-Financiare e DVP Shkodër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas banues në Shkodër.

Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas kanë ndërtuar pa leje, 4 komplekse barakash, në 2 lagje të qytetit, ku janë strehuar kundrejt pagesës, familje të komunitetit rom.  Ndërtimet janë kryer në lagjet “Salo Halili” dhe “10 Korriku”,  ku janë strehuar kundrejt pagesës, familje të komunitetit rom. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.