Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që u kryen në bashkëpunim me specialistët e IMT Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, në zonë urbane, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimeve Ekonomiko-Financiare e DVP Shkodër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas banues në Shkodër.
Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas kanë ndërtuar pa leje, 4 komplekse barakash, në 2 lagje të qytetit, ku janë strehuar kundrejt pagesës, familje të komunitetit rom. Ndërtimet janë kryer në lagjet “Salo Halili” dhe “10 Korriku”, ku janë strehuar kundrejt pagesës, familje të komunitetit rom. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.