Proçedohen 4 shtetas nga Shkodra/Policia: Autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 29 vjeç, banues në Shkodër. Një ditë më parë ai dyshohet se aksidentoi një qytetar që lëvizte me biçikletë, në rrugën e “Gjuhadolit”; Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 55 vjeçar, drejtuesi i kamionit që shkaktoi aksidentin me një automjet një ditë më parë në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetasi banues në Shkodër, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte, një 39-vjeçar, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.