Procedohen disa shtetas për vepra të ndryshme, autorët janë proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, për dhunë etj

Disa shtetas janë proceduar penalisht për shkak te veprave te ndryshme penale.
Policia njofton se sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 38- vjeçar, pasi në lagjen “Mark Lula”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën, me të cilën lëvizte shtetasin N. T.;
Ndërkohë, një 54 -vjeçar, banues në Shkodër po ndiqet penalisht , pasi në aksin rrugor “Mjedë-Shkodër”, automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetaasin A. V.;
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Z., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Rendit Publik, për të ndaluar automjetin.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. G., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një 47-vjeçar, se ky shtetas e ka goditur me grushte në fytyrë, për motive të dobëta.
Nje 46 vjeçar, ka kallëzuar se në banesën e tij, në fshatin Dobraç, i kanë vjedhur 3 pasaporta dhe disa bizhuteri me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
-Më datë 08.08.2024, shtetasi B. P., 24 vjeç, banues në Torovicë, ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar e kanë goditur me sende të forta. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorëve.
-Më datë 08.08.2024, shtetasi F. Sh., 58 vjeç, ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar i kanë dhunuar varrin e një të afërmi të tij, në fshatin Rrjoll. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.