Lajme

Procedohen disa shtetas për vepra të ndryshme, autorët janë proceduar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, për dhunë etj

Disa shtetas janë proceduar penalisht për shkak te veprave te ndryshme penale.

Policia njofton se sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për  38- vjeçar, pasi në lagjen “Mark Lula”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën, me të cilën lëvizte shtetasin N. T.;  

Ndërkohë, një  54 -vjeçar, banues në Shkodër po ndiqet penalisht , pasi në aksin rrugor “Mjedë-Shkodër”, automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetaasin  A. V.; 

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Z., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Rendit Publik, për të ndaluar automjetin.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. G., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një 47-vjeçar, se ky shtetas e ka goditur me grushte në fytyrë, për motive të dobëta.

Nje 46 vjeçar, ka kallëzuar se në banesën e tij, në fshatin Dobraç, i kanë vjedhur 3 pasaporta dhe disa bizhuteri me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.  

-Më datë 08.08.2024, shtetasi B. P., 24 vjeç, banues në Torovicë, ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar e kanë goditur me sende të forta. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorëve.

-Më datë 08.08.2024, shtetasi F. Sh., 58  vjeç, ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar i kanë dhunuar varrin e një të afërmi të tij, në fshatin Rrjoll. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

4 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

4 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

4 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

4 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

4 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

21 hours ago

This website uses cookies.