Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas / Dy persona në Pukë dhe një në Shkodër procedohen për vepra të ndryshme
Policia e Pukës ka referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 61 vjeçar, banues në fshatin Kçirë, pasi është kapur duke transportuar me automjet, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.
Gjithashtu një tjëtër person është proceduar në gjendje të lirë në Pukë pasi ka kryer punime pa lejen përkatëse, në banesën e tij.
Ndërsa policia rrugore në Shkodër ka referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 21 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Kalldrun – Koplik”, motomjeti që drejtonte 21-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtonte një 40 vjeçar. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 21-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.