Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas / Ndalohet një 15 vjeçar pasi ka dëmtuar me mjet prerës një 16 vjeçar
dëmtuar me mjet prerës një 16 vjeçar
Prokuroria e Shkodrës ka nisur procedimiN në gjendje të lirë për një 61 vjeçar, banues në fshatin Juban, pasi nga kontrolli në biznesin e tij , u konstatua se 2 shtetas punonin të pasiguruar në organet tatimore.
Gjithashtu nga Komisariati i Policisë Shkodër u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 27 vjeçar, pasi ka vënë muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Vasil Shanto”, në tejkalim të orarit të përcaktuar në ligj, dhe si pasojë ka prishur qetësinë publike në zonë.
Ndërsa në Malësi e Madhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 51 vjeçar, banues në fshatin Vrakë, pasi një shtetase çeke, 48 vjeçe, ka kallzuar në polici 51-vjeçarin se e ka kanosur me fjalë, gjatë një konflikti ndërmjet tyre, për pagesën e kryer nga 48-vjeçarja, pas shërbimit të marrë në karburanti
Ndërkohë, në lagjen “Vasil Shanto”, një 15-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës, një 16-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë 15-vjeçarin, në ambientet e policisë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale me praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor. Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) me të cilin është dëmtuar 16-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.