Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas / Ndalohet një 15 vjeçar pasi ka dëmtuar  me mjet prerës një 16 vjeçar

dëmtuar  me mjet prerës një 16 vjeçar

Prokuroria e Shkodrës ka nisur  procedimiN në gjendje të lirë për një 61 vjeçar, banues në fshatin Juban, pasi nga kontrolli në biznesin e tij , u konstatua se 2 shtetas punonin të pasiguruar në organet tatimore.

Gjithashtu nga Komisariati i Policisë Shkodër u  referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 27 vjeçar, pasi ka vënë muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Vasil Shanto”, në tejkalim të orarit të përcaktuar në ligj, dhe si pasojë ka prishur qetësinë publike në zonë.

Ndërsa në Malësi e Madhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 51 vjeçar, banues në fshatin Vrakë, pasi një shtetase çeke, 48 vjeçe, ka kallzuar në polici 51-vjeçarin se e ka kanosur me fjalë, gjatë një konflikti ndërmjet tyre, për pagesën e kryer nga 48-vjeçarja, pas shërbimit të marrë në karburanti

Ndërkohë, në lagjen “Vasil Shanto”, një 15-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës, një 16-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë 15-vjeçarin, në ambientet e policisë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale me praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor. Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) me të cilin është dëmtuar 16-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Të vegjlit rrëfejnë mbi librat e preferuar që kanë lexuar

Janë të vegjël, por sot listojnë dhjetëra libra të lexuar. Në Ditën Botërore të Librit…

2 hours ago

“Ecim për autizmin”  – Marshim sensibilizues në Ditën Botërore të Autizmit

 “Ecim për autizmin”  ishte slogani i marshimit përgjatë pedonales së qytetit. Përfaqësues të Bashkisë Shkodër…

3 hours ago

Të rrisësh dy fëmijë me autizëm – Familja Kopliku nga Shkodra, rast shprese për shumë të tjerë

Kjo është Etleva Kopliku nga Shkodra.  Dy djemtë e saj, Rezarti dhe Arjet janë të…

3 hours ago

“Bilbilat” me risi këtë edicion – Kënga popullore qytetare pjesë e konkurrimit të fëmijëve

Konkursi “Bilbilat e Vegjël në Shkodër Këndojnë” ka një risi këtë vit duke sjellë në…

3 hours ago

“2 Prill 1991”, për të mos harruar – Katër qytetarë të Shkodrës u vranë, mbi 80 u plagosën dhe u lënduan

2 prilli i 34 viteve më parë, ishte një ditë që nisi si çdo tjetër,…

3 hours ago

“KEA” përkujton “ 2 Prill 1991 ” – Përfaqësues të këtij subjekti politik  bënë homazhe dhe vendosën kurora

Edhe Koalicioni Euroatlantik në Shkodër nderoi katër viktimat e 2 Prillit që u flijuan 34…

3 hours ago