Procedohen penalisht 4 shoferë, përplasën këmbësorë, në gjendje të dehur dhe në timon pa patentë

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh motorike.
Një 27- vjeçar, në drejtimin e makinës së tij, përplasi një shtetas që lëvizte me biçikletë, fatmirësisht pa pasoja. Është proceduar një 63- vjeçar, i cili në vendin e quajtur “Varrezat e Mjedës”, me automjetin që drejtonte ka përplasur një shtetase 70- vjeçare, banuese në Shkodër, këmbësore.
Një shofer 52- vjeçar u procedua penalisht, pasi u kap në timon në gjendje të dehur.
Ndërkohë, një shtetas 36- vjeçar u procedua penalisht, pasi drejtonte makinën pa leje drejtimi, njofton policia e Shkodrës.