Procedohen penalisht 4 shtetas – Akuzohen për vepra të ndryshme penale
![policia 9](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/02/policia-9.jpg?fit=1021%2C737&ssl=1)
Policia e Shkodrës njofton prodecimin penal për 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Një 28 vjeçar, banues në fshatin Vilz të Shllakut në Vaun e Dejësit, u procedua penalisht pasi është kapur duke transportuar me automjet, një sasi drush për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.
Një 45- vjeçar nga Shkodra, është proceduar në gjendje të lirë, pasi ka kanosur me anë të mesazheve në celular një shtetase 33 vjeçare, banuese në fshatin Grudë e Re, për motive të dobëta.
Të njëjtin fat ka patur edhe një shtetase 66- vjeçare, banuese në Shkodër, e cila është proceduar pasi ka hedhur disa herë materiale ndërtimi në pronën e një shtetasi 72- vjeçar.
Nga policia në Malësinë e Madhe, është proceduar penalisht një 51- vjeçar, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.