Procedohen penalisht 4 shtetas / Ata akuzohen për vepra penale të ndryshme
Policia Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Shkodër ka ndaluar dy shtetas një 17 – vjeçar nga fshati Hot dhe një 31- vjeçar nga Mali i Zi pasi u kapën në flagrancë, në fshatin Bardhaj, me 33 krerë bagëti te imëta që dyshohet se i kishin kontrabanduar nga shteti fqinjë , nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Ndaj tyre nisi procedimi në gjendje të lirë
Ndërkoh Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetase nga Kazakistani, 27 vjeçe, pasi mëngjesin e djeshëm, automjeti që drejtonte ajo humbi së kontrollin mbi drejtimin e tij, duke u përplasur me 2 automjete të tjera të parkuara. Nga përplasja, u regjistruan vetëm dëme materiale.
Policia e Malësi së Madhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 39- vjeçarin, banues në fshatin Bushat, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në një sipërfaqe toke në fshatin Razëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.