Procedohen penalisht 6 shtetas, policia e Shkodrës kap dy të rinjtë me sasi kanabisi me vete
Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës bën të ditur se Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 38- vjeçar, banues në Tiranë, pasi nga verifikimet e kryera në lokalin e tij, rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar dhe se lëshoheshin fatura të pafiskalizuara. Ndërkohë , Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal përdy shtetas 21 dhe 22 vjeç , të dy banues në Shkodër, pasi nga kontrollet, iu gjetën sasi të vogla lënde narkotike cannabis sativa. Po ashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 69 -vjeçar pasi në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti që drejtonte ky shtetas është përplasur me autobusin që drejtohej nga një shtetas banues në Pukë. Si pasojë, është dëmtuar lehtë një pasagjere e cila ndodhej në automjet bashkë me 69 vjeçarin. Ndërkohë , Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 61 vjeç dhe një shtetaseje 64 vjeçe, të dy banues në fshatin Barbullush, pasi dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, sqaron policia.