Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj
Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga një shtetas, bazuar dhe në disa video të publikuara në rrjetet sociale, kanë kryer veprimet hetimore për rastin.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 37-vjeçar, banues në Shkodër, për vepren penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet shpendi, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër. Huta e llojit (buteo buteo) e familjes së shqiponjës është shpend i rrallë dhe i mbrojtur me ligj që prej vitit 2006 në Shqipëri. Ajo hyn në speciet e rrezikuara kryesisht nga gjuetia, pasi është i lehtë për t’u kapur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, njofton policia.