Lajme

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga një shtetas, bazuar dhe në disa video të publikuara në rrjetet sociale, kanë kryer veprimet hetimore për rastin.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 37-vjeçar, banues në Shkodër, për vepren penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet shpendi, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër.  Huta e llojit (buteo buteo) e familjes së shqiponjës është shpend i rrallë dhe i mbrojtur me ligj që prej vitit 2006 në Shqipëri. Ajo hyn në speciet e rrezikuara kryesisht nga gjuetia, pasi është i lehtë për t’u kapur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, njofton policia.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

3 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

3 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

3 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

3 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

20 hours ago

This website uses cookies.