Procedohet pronari i lokalit, fshehu të ardhurat dhe kishte punonjës të pasiguruar
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin një shtetas 33-vjeç banues në Shkodër, pasi po kryente punime ndërtimi, pa leje, në lokalin që administronte në lagjen “Ndoc Mazi”. Më tej, nga verifikimet rezultoi gjithashtu se 33-vjeçari fshihte të ardhurat nga ky biznes dhe kishte punonjës të pasiguruar.Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas banues në Shkodër. Ndaj tij ka bërë kallëzim për kanosje përmes telefonit një 25 vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.