“Proces” me studentët e arteve, ekspozita në Galerinë e Arteve shënoi kurorëzimin e vitit akademik
Studentët e Departamentit të Arteve në UNISHK prezantuan për publikun punimet e tyre artistike në pikturë, vizatim, instalacion dhe video arte në ekspozitën e titulluar “Proces” në Galerinë e Arteve.
“Proces” shënon mbylljen e një viti akademik, ndërsa vijon të ruajë traditën e zhvillimit të tij.
Kjo ekspozitë është frut i punëve të realizuara nga 50 studentë të tre viteve dhe gjithë stafit akademik të Departamentit. Punimet artistike janë të pasura në ngjyra dhe përcjellin mesazhe të rëndësishme.
Në dallim nga vitet e kaluara, këtë radhë ekspozita pati një gjithëpërfshirje më të madhe sa i përket mediumeve pjesëmarrëse duke përfshirë më shumë gjini të artit.