Lajme

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, mblidhet Nënkomiteti i 16-të “Drejtësia, Liria dhe Siguria”

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hapi sot takimin e radhës së Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria” mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të BE-së në kuadër të negociatave për anëtarësim. 

Delegacioni i BE-së kryesohej nga Sigrid Brettel, kreu i Njësisë për Zgjerimin, në Komisionin Europian, ndërsa nga pala shqiptare, morën pjesë deputetë të Kuvendit, kreu i SPAK Altin Dumani, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, drejtuesja e BKH-së Aida Hajnaj, e zyrtarë të tjerë të lartë të agjencive ligjzbatuese në vend.

Gjatë fjalës, ministri Hoxha renditi disa nga arritjet e Ministrisë së Brendshme, në kuadër të procesit të përafrimit me acquis të BE-së, duke nënvizuar miratimin e disa ligjeve apo strukturave të reja që kanë detyrë parandalimin dhe luftën kundër krimit. 

Hoxha vuri në dukje bashkëpunimin shumë të suksesshëm mes autoriteteve ligjzbatuese të Shqipërisë me ato të vendeve europiane. 

“Evidentohet një bashkëpunim i shtuar me shtetet anëtare të BE-së, nëpërmjet Aplikacionit të Sigurt të Rrjetit të Shkëmbimit të Informacionit (SIENA), pjesëmarrjes aktive në Platformën Multidisiplinare Evropiane kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT), apo bashkëpunimit me Agjencinë e Bashkimit Europian për Trajnimin në Zbatimin e Ligjit (CEPOL), ku vazhdon të punohet dhe pritet nëshkrimi i Marrëveshjes fillestare të Bashkëpunimit me Akademinë e Sigurisë,” theksoi ministri.

Një pikë tjetër, të cilës i kushtoi vëmendje të posaçme ishte migracioni, për të cilin ministri Hoxha tha se Shqipëria “ka një kuadër gjithëpërfshirës ligjor dhe institucional për fushën e migracionit” dhe se bashkëpunon ngushtë me partnerët europianë për kontrollin e frenimin e këtij fenomeni.

Pas ceremonisë së hapjes, Nënkomiteti do të vijojë diskutimet për dy ditë përmes tryezës teknike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

4 hours ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

4 hours ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

4 hours ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

4 hours ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

4 hours ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

5 hours ago

This website uses cookies.