Procesi i Berlinit/ Më 6 tetor mbahet në Tiranë Ministeriali i MEPJ-ve të BE dhe Ballkanit Perëndimor
Do të mbahet nesër (6 tetor) Ministeriali i Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
24 delegacione nga vendet anëtarë të Procesit të Berlinit do të jenë të pranishëm në takimin e Ministrave të Jashtëm, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor.
Sikurse bëhet me dije nga MEPJ, takimi do të drejtohet nga Ministri Igli Hasani, dhe në të do të marrin pjesë Komisioneri për Zgjerimin i KE, Përfaqësuesja e EAS, Ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.
Forcimi i dimensionit rajonal., nënvizimi i rëndësisë së veçantë të procesit të Berlinit në kuadër të integrimit të BE-së, tregu i përbashkët rajonal, përforcimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve, do të jenë disa prej linjave kryesore të këtij ministeriali.
Në përfundim të ministerialit, Ministrja e jashtme gjermane dhe Komisioneri përzgjerimin i KE-së do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
“Takimi do të ketë 2 sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund Ministri Hasani, Ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Linjat kryesore të ministerialit do të jenë:
– Forcimi i dimensionit rajonal;
– Nënvizimi i rëndësisë së veçante të këtij procesi në kuadër të integrimit në BE;
– Përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër lirive themelore, Agjendës së Gjelbërt dhe atë Digjitale;
– Përfarimi me Tregun Unik të BE-së;
– Ruajtja e momentit rivitalizues të arritur në Samitin e vjetshëm në Berlin;
– Zbatimi i marrëveshjeve të lëvizshmërisë;
– Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit, si dhe përshpejtimi i Integrimit Europian”, thuhet në njoftim.