Categories: LajmePolitikë

Procesi i Berlinit/ Më 6 tetor mbahet në Tiranë Ministeriali i MEPJ-ve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Do të mbahet nesër (6 tetor) Ministeriali i Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

24 delegacione nga vendet anëtarë të Procesit të Berlinit do të jenë të pranishëm në takimin e Ministrave të Jashtëm, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor.

Sikurse bëhet me dije nga MEPJ, takimi do të drejtohet nga Ministri Igli Hasani, dhe në të do të marrin pjesë Komisioneri për Zgjerimin i KE, Përfaqësuesja e EAS, Ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.  

Forcimi i dimensionit rajonal., nënvizimi i rëndësisë së veçantë të procesit të Berlinit në kuadër të integrimit të BE-së, tregu i përbashkët rajonal, përforcimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve, do të jenë disa prej linjave kryesore të këtij ministeriali.

Në përfundim të ministerialit, Ministrja e jashtme gjermane dhe Komisioneri përzgjerimin i KE-së do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Takimi do të ketë 2 sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund Ministri Hasani, Ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Linjat kryesore të ministerialit do të jenë:

–              Forcimi i dimensionit rajonal;

–              Nënvizimi i rëndësisë së veçante të këtij procesi në kuadër të integrimit në BE;

–              Përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër lirive themelore, Agjendës së Gjelbërt dhe atë Digjitale;

–              Përfarimi me Tregun Unik të BE-së;

–              Ruajtja e momentit rivitalizues të arritur në Samitin e vjetshëm në Berlin;

–              Zbatimi i marrëveshjeve të lëvizshmërisë;

–              Forcimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit, si dhe përshpejtimi i Integrimit Europian”, thuhet në njoftim.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

2 days ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

2 days ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

2 days ago

This website uses cookies.