Procesi i Berlinit në Tiranë, Rama: Takim i nivelit të lartë, vjen Macron dhe Scholz

a29a6d2f2b784e809f7ad4ebc44feb20 1

a29a6d2f2b784e809f7ad4ebc44feb20 1

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është në përgatitjet e fundit të mbajtjes së takimit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Sipas Ramës, ky aktivitet zhvillohet për herë të parë në Tiranë, jashtë kufijve të Bashkimit Evropian “me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian

Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian”, shkruan Rama në rrjetin social në Facebook.

Shqipëria e organizon për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet ditën e premte më 6 tetor. 

Samiti do të paraprihet nga takimi i sotëm i ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale.

Çfarë është Procesi i Berlinit? 

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit u prezantua në 28 gusht 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në kohën kur Bashkimi Evropian po përballej me sfida të shumta dhe zgjerimi i tij ishte pezulluar, Procesi i Berlinit nisi me qëllimin për të ruajtur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur reformat në vazhdim dhe për të çuar përpara bashkëpunimin ndërmjet vendet të rajonit.

Deri më tani përgjatë këtij procesi janë shënuar disa arritje që kanë të bëjnë me krijimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO), Forumin e Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF), krijimin e korridoreve të gjelbra brenda rajonit dhe korridoreve të gjelbra midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së, marrëveshja Roaming (implementimi i së cilës filloi më 1 korrik 2021), marrëveshja për uljen e tarifave roaming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së (implementimi së cilës filloi më 1 tetor të këtij viti, si dhe tri marrëveshjet e mobilitetit, janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.