“Procesi i Berlinit”, Nikolla: Shqipëria konfirmon lidershipin në proceset integruese dhe evropianizuese të rajonit
Kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla ka përshëndetur samitin e Procesit të Berlinit. Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook ajo shkruan se në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, Shqipëria konfirmon lidershipin në proceset integruese dhe evropianizuese të rajonit.
Sipas saj, vendet e Ballkanit Perëndimor dëshmojnë vullnetin për avancimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.
“Vetë Bashkimi Evropian rikonfirmon vendosmërinë e politikave të zgjerimit, që fqinjët e partnerët nga Ballkani Perëndimor të bëhen sa më shpejt edhe anëtarë të familjes evropiane.Kuvendi i Shqipërisë i uron sukses të plotë Samitit historik të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe shpreh vendosmërinë për të vijuar të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë!”, përfundon mesazhin kryeparlamentarja Nikolla.