Procesi i Berlinit, Ursula von der Leyen: Kush do financime nga BE, të bëjë më parë reformat

Ursula von der Leyen 16 tetor

Ursula von der Leyen 16 tetor

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen duke folur në fillim të takimit të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të realizojë reformat e duhura që BE të rrisë investimet.

Sipas von  der Leyenit, Bashkimi Evropian ka një plan ekonomik që synon të hapë tregun e përbashkët evropian për kompanitë e Ballkanit Perëndimor.

“Është një samit shumë i veçantë që kemi sot. Është i dhjeti i Procesit të Berlinit, por për herë të parë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor që përcjell një mesazh të fuqishëm se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit”, u shpreh von der Leyen.

Ajo vuri në dukje se kush ka vullnetin e duhur për të bërë reformat do të fitojë edhe investimet e Bashkimit Evropian.

Një nga temat kryesore do të jetë ekonomia e Ballkanit Perëndimor. Ne mund të bëjmë më mirë. Për këtë arsye kemi prezantuar planin e rritjes. Duam që t’u japim qasje në tregun e përbashkët evropian.

Pra, qasje të kompanive të Ballkanit Perëndimor në tregun e Bashkimit Evropian. Por për këtë na duhen reforma në Ballkanin Perëndimor dhe ata që kanë vullnetin të reformohen, ata që janë të vullnetshëm që të realizojnë tregun e përbashkët rajonal do të marrin financim nga Bashkimi Evropian, pra është një stimul nga ata që vërtet duan të ecin përpara dhe duan të përmirësojnë ekonominë, dyert tona janë të hapura. Le të punojmë sot për këtë plan rritje”, theksoi presidentja e KE-së.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.