Procesi i Berlinit/ Zëdhënësi i kancelarit Scholz/ Do diskutohet për sulmin terrorist në Banjskë
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka konfirmuar pjesëmmarjen e tij në Samitin e Berlinit, që do zhvillohet në Tiranë, (16 tetor) me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Hebstreit, bisedimet do të mbulojnë çështjet e bashkëpunimit rajonal, integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në tregun e brendshëm të BE-së dhe ndryshimin ekologjik dhe digjital në Ballkan, shkruan Deutsche Ëelle.
Duke referuar deklaratës së tij, në Procesin e Berlinit pritet të diskutohet edhe për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.
Hebestreit tha se Scholz do të kërkojë kontakt edhe me përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë, siç e bëri në Granadë, të Spanjës, në takimin e Komunitetit Politik Evropian.
Përveç Scholzit, në Samitin e Berlinit do të jenë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2015 për të mbështetur integrimin në BE të gjashte vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi. Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.