Procesi i regjistrimit, Balla me komunitetin shqiptar në Lacio: Synimi, krijimi i një regjistri të shqiptarëve që jetojnë jashtë

Në vijim të vizitës në Itali, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, zhvilloi një takim në ambasadën shqiptare në Romë me përfaqësues të komunitetin shqiptar në rajonin e Lacios, ku diskutuan për procesin e regjistrimit të adresave të shqiptarëve jashtë vendit.

Në fjalën e tij, Balla tha se prej disa kohësh vetëm 12 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, e kanë deklaruar deri më tani vendodhjen e tyre.

Mendoj që duhet të bëjmë kudo një promovim të kësaj nevoje, të kësaj domosdoshmërie që shteti amë të dijë që ku i e ka të tijtë“, tha Balla.

Duke folur për rëndësinë që ka procesi i regjistrimit, Balla tha se synimi i nismës është për të krijuar një regjistër, të të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, për të ditur vendodhjen e tyre.

Sipas Ballës regjistrimi do të garantojë edhe të drejtën e votës për ata që jetojnë jashtë.

Shumë vende, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit e kanë të organizuar përmes metodës tradicionale, atë të vajtjes në konsullatë apo ambasadë, për ne shqiptarët është e pa mundur sepse numri ynë i ambasadave apo konsullatave shumë më i vogël, krahasuar me përhapjen e gjithë vëllezërve e motrave tanë në gjithë globin jo vetëm këtu në Itali. Prandaj kemi organizuar si qeveri, një proces shumë të thjeshtë, është ndër më të thjeshtët sepse unë kam parë dhe modelet e shumë vendeve të tjera, tek portali e-Albania, i cili është një shërbim online, tepër i mirë dhe një pjesë e madhe e vëllezërve e motrave tanë e aksesojnë për nevoja të tjera, për të marrë një certifikatë apo për të bërë një pagesë të caktuar. Janë më shumë se 400 shërbime që merren online edhe natyrshëm ajo që dua të them është që dhe ky shërbim, hyn dhe logohesh, logohesh si qytetar, i vetmi kod që do përdorësh është kodi unik i qytetarit që është në kartën e identitetit, vendos një fjalëkalim tëndin, deklaron vendbanimin, të vetmin dokument që duhet të ‘upload’, është një dokument që e merr nga  njësia bashkiake apo nga autoritetet vendore italiane të cilat vërtetojnë adresën të cilën vetë e ke vendosur“, sqaroi ministri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

13 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

13 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

13 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

13 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

13 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

13 hours ago

This website uses cookies.