Procesi zgjedhor në UNISHK, nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 16, votimi i shtrirë në 6 fakultetet e UNISHK

Në universitetet publike të vendit votohet për zgjedhjen e rektorëve dhe drejtuesve akademikë. Nga ora 8 e mëngjesit edhe në UNISHK ka nisur ky proces në 6 fakultetet e tij.
Rreth 4 mijë studentë dhe 198 pedagogë janë pjesë e listës zgjedhore për të ushtruar të drejtën e votës në universitetin “Luigj Gurakuqi”.
Në garë për rektor të UNISHK janë tre kandidatë: Rajmonda Këçira, Tonin Gjuraj dhe Nertila Ljarja.