PROCESIONI
Qindra besimtarë katolikë kremtuan festën e Zojës së Shkodrës, përmes proçesionit tradicional që nisi nga Katedralja “Shën Shtjefni” me figurën e pajtores së qytetit dhe vijoi përgjatë rrugës së Gjuhadolit e më pas drejt kishës së Shënkollit dhe sërish drejt vendit të pikënisjes.
Pjesë e proçesionit ishte edhe Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra. Lutje dhe këngë liturgjike ishin kryefjala e kësaj ecje shpirtërore që besimtarët i kanë drejtuar Zojës së Shkodrës.
Famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj ndalet tek mesazhi që bart kjo festë.Kremtimet për festën e Zojës së Shkodrës do të vijojnë sërish sonte me hedhjen e fishekzjarreve ndërsa më herët do t’i paraprijë edhe një koncert në sheshin para Katedrales “Shën Shtjefni”.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.