Proda pret ambasadorin italian, Fabrizio Buçi: Goditje ndaj pasurive që rrjedhin nga krimi

Drejtori i Policisë së Shtetit ka pritur ambasadorin Italian, Fabrizio Buçi me të cilin ka diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në takimin ku merrte pjesë edhe Eksperti i Sigurisë, Salvatore Gava është vlerësuar bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me forcat policore në Itali dhe u dakordësua për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Drejtori Proda shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e gjithanshëm me forcat e Policisë italiane (Policinë e Shtetit, Karabinierët dhe Guardia di Finanza që gjejnë shprehjen e tyre në Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor), si dhe për mbështetjen në luftën kundër terrorizmit, grupeve kriminale, kultivimi dhe trafikimi i narkotikëve, migracioni i paligjshëm, si dhe për gjurmimin e pasurive që rrjedhin nga krimi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Bashkëpunimi prej dekadash mes dy vendeve ka rezultuar në skuadra të shumta hetimore dhe operacione të përbashkëta policore, pjesërisht për kapjen e personave të kërkuar ndërkombëtarisht.

Ky bashkëpunim u zgjerua gjatë sezonit veror, si dhe për aspekte të tjera të edukimit dhe trajnimit të personelit policor.

Ndërkohë, Ambasadori dhe Eksperti i Sigurisë uruan Drejtor Prodën për detyrën e re dhe konfirmuan gatishmërinë e forcave të Policisë italiane për të bashkëpunuar ngushtë me Policinë shqiptare, si një partnere e barabartë, profesioniste dhe e besueshme, në të gjitha betejat e përbashkëta kundër krimit, me synimin për të garantuar sigurinë e qytetarëve të të dy vendeve”, njofton më tej Policia e Shtetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.