Lajme

Proda pret përfaqësues të ambasadës së Austrisë: “Do organizojmë operacione të përbashkëta”

Drejtori  i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka pritur në një takim Atasheun policor të Ambasadës së Austrisë, në Tiranë, z. Andreas Nagy.

Gjatë takimit u çmuan partneriteti, mbështetja dhe besimi i agjencive ligjzbatuese austriake, te Policia e Shtetit, për aspekte si: krijimi dhe funksionimi i Policisë Alpine; veprimtaria e strukturave të Policisë, gjatë sezonit turistik; ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore, kryesisht në fushën e hetimit të krimit kibernetik; shkëmbimi i praktikave më të mira për gjurmimin e aseteve të krimit;modernizimi i Sektorit të Daktiloskopisë dhe AND-së, të Institutit të Policisë Shkencore.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi z. Nagy, për vizitën dhe e garantoi atë, për vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit, për të kontribuuar aktivisht në operacione policore të përbashkëta, me partnerët austriakë dhe me partnerët e tjerë europianë.

Ndërkaq, gjatë takimit, z. Nagy i dorëzoi Drejtor Prodës, urimin e Drejtorit të Policisë austriake, Dr. Franz Ruf, për marrjen e detyrës.

Gjithashtu, theksoi se misioni i tyre është të përqendrojnë të gjitha kapacitetet policore kombëtare dhe ndërkombëtare, për të parandaluar dhe goditur krimin e organizuar ndërshtetëror.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Neutralitet, mosanëtarësim në NATO dhe heqjen e sanksioneve! Reuters zbulon kushtet e Putin për t’i dhënë fund luftës

Reuters zbulon kushtet e Presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë…

11 hours ago

Napoli, mbrojtja më e mirë e Europës

Napoli fitoi titullin kampion në Serie A dhe një nga repartet që spikati ishte mbrojtja…

12 hours ago

BE miraton Veprimin e Sigurisë për Evropën, 150 mld euro për mbrojtjen. Ndihmë edhe për Ukrainën

Këshilli i Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se ka miratuar legjislacionin që krijon instrumentin…

12 hours ago

BE thirrje Kosovës: Krijoni institucionet dhe zbatoni Asociacionin. Do vetizoloheni nëse s’dëgjoni miqtë!

Bashkimi Evropian ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë,…

12 hours ago

Zelensky në Berlin: SHBA t’i vendosë sanksione Moskës, Merz: Do ndihmojmë Kievin me raketa

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka premtuar Volodymyr Zelenskyt se Berlini do…

13 hours ago

Conference League në RTSH/ Mediet polake akuzojnë tifozët anglezë si “banditë” pas sherreve masive me tifozët e Real Betis

Policia e qytetit të Vorklavës ka qenë e impenjuar dy ditët e fundit pasi tifozët…

13 hours ago