Prodhimet e RAI në RTSH – Marrëveshje bashkëpunimi mes dy televizioneve publike

Një sërë filmash, dokumentarësh, serish dhe programesh televizive italiane do të transmetohen së shpejti në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, pas marrëveshjes që Televizioni Publik Shqiptar nëshkroi me RAI-n, përgjatë harkut kohor të 12 muajve.

Dakordësia për këtë marrëveshje, u firmos nga Nëndrejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Aurora Polo dhe Menaxheres ndërkombëtare për Shitjet në Rai, Margherita Zocaro. Kjo marrëveshje përkon edhe me zhvillimin e një sërë veprimtarish në kuadër të javës së gjuhës italiane në botë.

Fabrizio Bucci, Ambasador i Italisë në Shqipëri vlerësoi bashkëpunimin ndërsa theksoi faktin që gjuha italiane është mjaft e studiuar në Shqipëri.

Rai është një industri e rëndësishme televizive sepse ajo nuk prodhon vetëm lajme dhe informacione, por edhe një sërë programesh për arsimin dhe sektorin e kulturës. Prandaj Rai është një element shumë i rëndësishëm për përhapjen e kulturës italiane. Në fakt gjuha italiane është një gjuhë mjaft e studiuar edhe në Shqipëri. Janë rreth 60 000 nxënës dhe studentë shqiptarë që studiojnë gjuhën italiane në çdo lloj niveli të arsimit. Madje ne kemi trefishuar edhe numrin e mësuesve të gjuhës italiane, nga 100 mësues, tashmë janë rreth 350 të tillë në Shqipëri”, tha Bucci.

Një lajm i mirë për dy vendet tona vjen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në Shqipëri, e cila lajmëroi hapjen e një muzeu që do të pasqyrojë bashkëpunimin e shkëlqyer mes Italisë dhe Shqipërisë ndër vite.

Kjo marrëdhënie kaq e ngushtë mes Shqipërisë dhe Shqipërisë nuk mbetet thjesht tek këto marrëveshje pasi ne po njohim mundësinë për të krijuar një muze në Shqipëri që manifeston bashkëpunimin e shkëlqyer jo vetëm të këtyre viteve të fundit por të shumë viteve edhe më përpara, të artistëve shqiptarë që jetojnë në Itali, të artistëve Italinë që jetojnë në Shqipëri, gërmimeve arkeologjike të ndryshme. Kjo shkon edhe në promovimin e vlerave tona të përbashkëta kombëtare”, u shpreh  Zv. ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa.

Kujtojmë që kjo nuk është marrëveshja e parë që firmoset mes RAI-t dhe RTSH-së. Dy vjet më parë mes dy televizioneve tona publike është nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për një bashkëpunim sa më të ngushtë në fushën e përhapjes së gjuhës dhe kulturës italiane në Shqipëri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.