Prodhimet e stinës pësojnë rritje/Pensionistët më të prekurit nga kjo situatë

Dalja e prodhimeve të stinës në treg është shoqëruar me rritjen e çmimeve, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Qytetarët shprehen se për ta është e papërballueshme blerja e shumicës së produkteve.Rritja e çmimeve nuk ka ndikuar vetëm tek konsumatorët, por edhe tek tregtarët. Shqetësim për ta është ulja e ndjeshme e numrit të blerësve, megjithëse ato nuk pranojnë se çmimet kanë pësuar rritje
Ndërsa më të prekurit nga kjo situatë mbeten pensionistët dhe familjet me të ardhura minimale.