Prodhimi bio në bujqësi/Fermerët e Lezhës nisin të përdorin fertilizantë organikë për vreshtat dhe ullishtet
Për të shmangur problemet me kimikatet, pesticidet dhe për të siguruar prodhim sa më natyral që u jep atyre treg të sigurtë, fermerët në Lezhë po përdorin fertilizantë organike. Kjo i ka çuar ata drejt reduktimit të kostove, por nga ana tjetër munden të shmangnin sëmundjet duke rritur prodhimin. Një vit më parë ata e perdorën fillimisht në vreshta, e kjo bëri që prodhimi të mos kishte probleme siç ndodhi në shumë vreshta të tjerë. Me të njëjtën mënyrë tashmë janë duke plehëruar edhe ullinjtë. Ata janë të bindur se nëpërmjet kësaj mënyre do të kenë një çmim më të lartë për vajin që do prodhojnë pasi bëhet fjalë për vaj natyral që kërkohet shumë në treg.Eksperti i bujqësisë, profesor Baki Dervishi thotë se kjo është mënyra më e mirë për të evituar jo thjesht provat e ndryshme me pesticidet, por për të garantuar prodhimin e më së shumti cilësinë e tij.Fertilizanti organik që po përdoret në Lezhë prodhohet nga mbetjet shtazore dhe duke qenë i sterilizuar nuk jep infeksione të tokës, por nga ana tjetër i jep bimës ushqim natyral.