Prodhimi i Brendshëm Bruto/ Rritet në nivelin e 3.2 përqind krahasuar me një vit më parë

gdp

gdp

Tremujori i dytë i vitit 2023 vlerësohet me një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto ne nivelin e 3,23 përqind kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2022.

Ndër degët e ekonomisë të cilat kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm ka qenë dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme me +0,72 pikë përqindje.

Për Reinaldo Pipirian, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërmjetësve për Pasuritë e Paluajtshme viti aktual ka sjellë një ekuilibër të ri në ekonominë shqiptare.

“Duhet të kujtojmë që para 1 viti situata ishte tjetër në tregun makroekonomik global. Nëse flasim për 2023 përpos ndihmës që jep sektori financiar, shikojmë që sektori i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme ka një rritje prej 50 përqind, ndërkohë remitancat janë 18 përqind më tepër, krahasuar me një vit më parë”, deklaron Pipiriani.

Përgjatë muajve të parë të vitit, aktiviteti i dhënies me qira të apartamenteve, kryesisht në zonat bregdetare ka dhënë një kontribut të rëndësishëm.

Të dhënat e INSTAT flasin gjithashtu për një rritje të sektorit të ndërtimit i cili kryeson listën e kontribuesve të Prodhimit të Brendshëm Bruto në nivelin e +1,43 pikë përqindje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.