Prodhimi i energjisë në HEC-et publike rritje me 20.4 %
Hidrocentralet publike, në tremujorin e tretë të vitit 2023, prodhuan 1.236 GWh nga 1.026 GWh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2022, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 20.4 %.
Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Instituti I Statistikave (INSTAT), hidrocentralet private dhe koncesionare, prodhuan 346 GWh nga 324 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 6.6 %.
Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e tretë të vitit 2023 është -302 GWh, nga -472 GWh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2022.
1 nga 2