Prodhimi i energjisë në vend/ Kaskada e Drinit mban sërish peshën kryesore

42891630884e4dd5ae6bab05ad7a53e7

42891630884e4dd5ae6bab05ad7a53e7

Në 8 muajt e parë të këtij viti sërish Kaskada e Drinit ka vijuar të jetë burimi kryesor i prodhimit të energjisë në vend ku nga rreth 6.2 milionë megavat orë  që ishte prodhimi total në janar-gusht pjesa më e madhe i takon Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Nga  të dhënat zyrtare të 8-mujorit të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se KESH ka prodhuar 59.4 për qind të sasisë së energjisë së prodhuar në vend ndërkohë që pjesa e privatëve ishte 40.7 për qind.

Hidrocentralet private të lidhur në rrjetin e transmetimit prodhuan 750 mijë Megavat orë apo 12.1 për qind të totalit, ata të lidhur në rrjetin e shpërndarjes kishin një nivel lehtë më të ulët se grupi i parë duke përbërë 11.4 për qind të totalit.

Ndërkohë grupi tjetër i privatëve që shesin në tregun e lirë, kanë prodhuar 9.35 për qind të totalit.

Viti 2023 ka qenë një vit më i mirë nga ana hidrike sesa viti paraardhës duke i dhënë kështu mundësi kompanisë publike por edhe privatëve për të pasur një prodhim më të qëndrueshëm energjie çka ka ulur edhe nivelin e importeve të cilat deri në gusht ishin minimale.

Ndërkohë gjatë shtatorit dhe tetorit KESH ka nisur blerjet në tregun e lirë për të siguruar furnizimin me energji të vendit në kushtet kur edhe nivelet e Kaskadës janë ulur por edhe optimizmit të prodhimit të saj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.