Prodhojnë, por nuk gjejnë treg / Fermerët e Kosmaçit në vështirësi, ankohen për shitjen e prodhimeve
Zona e Nënshkodrës njihet në të gjithë vendin si një ndër zonat më pjellore për produktet bujqësore. Në fshatin Kosmaç të Bashkisë Vau Dejës fermerët historikisht janë marrë me bujqësi. Ata kërkojnë që qeveria të luajë rolin e rregullatorit dhe t’i ndihmojë me politika zhvillimi të qëndrueshme. Xhelal Haxhani, nga fshati Kosmaç ,ndonëse në moshë të thyer fuqitë nuk i kanë shteruar. Çdo ditë nga mëngjesi e deri në perëndim të diellit, Xhelali kujdeset për serat e familjes, me të cilat, siguron bukën e përditshme.
Disa muaj më parë në Kosmaç u inaugurua pika e re e grumbullimit të fruta-perimeve, ku përmes këtij investimi synohet eksporti ndërkombëtar i produkteve vendase. Kjo magazinë ka nisur funksionimin e saj mirëpo pjesa më e madhe e fermerëve nuk janë dakord me ofertën që i jep grumbulluesi që sipas tyre është shumë e ulët krahasuar me çmimin real të tregut.
Tregu vendas si Tirana apo edhe Kosova është blerësi kryesor i prodhimeve. Fermerët kërkojnë qe vëmëndja e shtetit ndaj tyre të jetë më e madhe si në subvencione ashtu edhe në infrastrukturë.