Categories: LajmeSociale

Prodhojnë, por nuk gjejnë treg / Fermerët e Kosmaçit në vështirësi, ankohen për shitjen e prodhimeve

Zona e Nënshkodrës njihet në të gjithë vendin si një ndër zonat më pjellore për produktet bujqësore. Në fshatin Kosmaç të Bashkisë Vau Dejës fermerët historikisht janë marrë me bujqësi. Ata kërkojnë që qeveria të luajë rolin e rregullatorit dhe t’i ndihmojë me politika zhvillimi të qëndrueshme. Xhelal Haxhani, nga fshati Kosmaç ,ndonëse në moshë të thyer  fuqitë nuk i kanë shteruar. Çdo ditë nga mëngjesi e deri në perëndim të diellit, Xhelali kujdeset për serat e familjes, me të cilat, siguron bukën e përditshme.

Disa muaj më parë në Kosmaç u inaugurua pika e re e grumbullimit të fruta-perimeve, ku përmes këtij investimi synohet eksporti ndërkombëtar i produkteve vendase. Kjo magazinë ka nisur funksionimin e saj mirëpo pjesa më e madhe e fermerëve nuk janë dakord me ofertën që i jep grumbulluesi që sipas tyre është shumë e ulët krahasuar me çmimin real të tregut.

Tregu vendas si Tirana apo edhe Kosova është blerësi kryesor i prodhimeve. Fermerët  kërkojnë qe vëmëndja e shtetit ndaj tyre të jetë më e madhe si në subvencione ashtu edhe në infrastrukturë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryeministri britanik mbështet Zelenskin: Udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…

50 minutes ago

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

1 hour ago

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…

1 hour ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

1 hour ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

1 hour ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

1 hour ago

This website uses cookies.