Prodhuar e vitit 1970, kompjuteri “Apple 1” do të shitet në ankandKompjuteri i…

Prodhuar e vitit 1970 kompjuteri Apple 1 do te shitet

Prodhuar e vitit 1970 kompjuteri Apple 1 do te shitet

Prodhuar e vitit 1970, kompjuteri “Apple 1” do të shitet në ankand

Kompjuteri i emëruar “Apple 1” i prodhuar në vitet 1976-1977 nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Wozniak dhe Steve Jobs, do të shitet në ankand.

Sipas informacionit të ndarë nga shtëpia e ankandit “RR Auction” me seli në Boston të ShBA-së, kompjuteri, i cili u shit për rreth 666 dollarë në vitin 1980, ka një tastierë të integruar dhe një kuti të prodhimit të veçantë.

Ofertat e para kanë filluar të merren për kompjuterin që do të shitet më 24 gusht në ankand. “Apple 1” i nënshkruar nga Wozniak në vitin 2017 pritet të shitet për rreth 200.000 dollarë në ankand.

Krahas “Apple 1” është vënë në shitje edhe një çek banke i nënshkruar nga Jobs dhe Wozniak më 19 mars 1976. Steve Wozniak, Steve Jobs dhe Ronald Wayne themeluan kompaninë me famë botërore Apple më 1 prill 1976, në një garazh në Kaliforni.

Në vitet e para të kompanisë, Jobs dhe Wozniak ishin detyruar të shisnin disa nga sendet e tyre personale për të financuar prodhimin e kompjuterit “Apple 1”.

Nga afro 200 “Apple 1” që Wozniak dhe Jobs prodhuan në 1976-1977, rreth 175 u shitën në atë kohë. Njëri nga prototipet e “Apple 1” u shit për rreth 700.000 dollarë në vitin 2022.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.