Produktet vendase më të preferuara, çmimet janë të përafërta me produktet e importit

Për konsumatorët shkodranë nuk ka dilemë në mes produkteve të vendit dhe atyre të importit. “Janë më të freskëta dhe më të sigurta ato të vendit”, thonë blerësit në tregun e fruta-perimeve, në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”.
Sa i përket çmimeve, shitësit thonë se ato nuk kanë pësuar ndryshime në raport me një vit më pare, ndërsa konsumatorët shprehen se ato nuk janë të lira.
Tregu i fruta-perimeve në këtë hapësirë të qytetit është një nga më të mëdhatë e tij dhe për rrjedhojë edhe më të populluarat.