Profesionet e lira, Dyrmishi: Rimbursimi i këstit të parapaguar brenda datës 30 dhjetor

Screenshot-2024-12-16-120614-696x372

Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Tatimore në Ministrinë e Financave, Arjana Dyrmishi, prezantoi sot në Komisionin e Çështjeve Ligjore Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, aktin normativ “Për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.

Në fjalën e saj në komision, Dyrmishi tha se “ky akt normativ ka për qëllim rregullimin e efekteve të prodhuara nga dispozitat ligjore dhe nën ligjore të shfuqizuara me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me parapagimet, këstet e gjeneruara dhe të paguara nga vetë të punësuarit dhe etnitetet të cilat furnizojnë shërbime profesionale, por që kanë një qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë”.

“Kur u hartua ligji i ri për tatimin për të ardhurat ishte parashikuar që etnitetet dhe individët e vetëpunësuar që ofrojnë shërbime profesionale dhe kanë një qarkullim deri në 14 milionë lekë nuk do të aplikohet norma tatimore 0 %, por ato do të trajtohen dhe përfshihen në skemën progresive të tatimit mbi të ardhurat. Kjo dispozitë ligjore kaloi në shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, e cila me vendim 52 të 27 qershorit të këtij viti e ka shfuqizuar pikërisht gërmën dh të pikës 1 të nenit 69 si edhe nenin 4 të Vendimit të Këshillimit të Ministrave, që ka dalë për dispozitat zbatuese për ligjin për “Tatimin mbi të ardhurat” ku ishte parashikuar lista analitike e shërbimeve profesionale, por që i ofronin këto nene ose tatimpagues me qarkullim deri në 14 milionë lekë”, nënvizoi Dyrmishi.

Sipas saj, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese doli në 27 qershor u shpall në datën 31 korrik dhe u botua në fletoren zyrtare në datën 5 gusht.

“Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave i kërkuan kërkuan  Gjykatës Kushtetuese të bënte një interpretim lidhur me efektet financiare për arsye se kur flitet për këstet e tatim fitimit, tatimi mbi të ardhurat e kësaj kategorie tatim paguese  ishin shpërndarë këstet e tatimit mbi fitimin dhe një pjesë prej tyre kishin bërë edhe pagesat përkatëse. Gjykata Kushtetuese me mbledhjen e  gjyqtarëve ka shfuqizuar një pjesë të dispozitave ligjore dhe nënligjore të kundërshtuara dhe duke dhënë edhe  argumentet përkatëse për kushtetueshmërinë e tyre është shprehur edhe për efektet e vendimit në dispozitivin e tij përmes rregullimit të përgjithshëm, i cili është vendim përfundimtar dhe hyn në fuqi në datën e botimit në fletoren zyrtare. Për këtë arsye vendosi të mos e kalonte  kërkesën në seancë plenare”, theksoi ajo.

Në këto kushte, tha Dyrmishi, Këshilli i Ministrave propozoi  aktin normativ sipas të cilit të gjithë kategorisë së tatimpaguesve, të cilët kanë paguar këstin e tatim fitimit do t’iu bëhet rimbursimi nga administrata tatimore brenda datës 30 dhjetor të këtij viti.

“Ndërsa për të gjithë ata që nuk i kanë paguar por i kanë këstet në sistem të gjeneruara, nëpërmjet këtij akti normativ do t’i fshihen këto këste në mënyrë që në fund të këtij viti gjendja të jetë zero si gjendja fillestare”, theksoi Dyrmishi.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se “ky është dështimi i radhës i qeverisë, një ligj i sjellë i detyruar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe paturpërsisht vini dhe thoni ne shmangim trajtimin e pabarabartë. Këtë ua thamë që kur miratuat gjobën, më shumë sesa tatimin mbi profesionet e lira . Tani vini dhe thoni ishte një tatim i pabarabartë këtë ua tha opozita, profesionstët e lirë, shtresa e mesme që tatohej nga ky ligj dhe ju nuk dëgjuat profesionistët e lirë sepse nuk ju pëlqen konsultimi publik pikërisht me target grupin që dëmtohej nga ky ligj”.

“Ua tha opozita dhe nuk u pëlqeu mendimi i saj dhe tani që ua tha Gjykata Kushtetuese  jeni të detyruar ta sillni ligjin”, tha Çupi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.