Programe sipas modelit gjerman – Universiteti Bujqësor, thirrje maturantëve të aplikojnë në shkencat zooteknike
Universiteti Bujqësor i Tiranës ka numrin më të lartë të degëve prioritare për shkak se sektori i bujqësisë konsiderohet si kryesor për ekonominë shqiptare, ndaj dhe qeveria jep një pagesë mujore prej 40 mijë lekët të reja për të rinjtë që zgjedhin të studiojnë atje.
Një prej tyre janë shkencat zooteknike, për të cilat profesoresha Dr. Lumturi Papa, pëgjegjëse e departamentit rendit arsyet pse maturantët duhet të aplikojnë në “Zootekni & Siguria e Produkteve Blegtorale” dhe “Bioteknologji Zooveterinare”.
“Diplomat që ne japim janë unike dhe të vetmit specilistë që do të ndihmojnë në zhvillimit të sektorit të blegtorisë janë specialistë që përgatiten në këtë departament. Blegtorët janë hallka e parë e prodhimit përsa i përket produktete blegtorale. Kemi marrëdhënie të ngushta e fermat lider në vend që kanë potencial për t’u zhvilluar më tej”, tha Papa.
Sipas saj, tregu i punës ka nevoja të mëdha për specialistë të zooteknisë.
Pjesë e programit janë dhe laboratorët modern mësimor shkencorë.
Programi Bachelor DUAL në Zooteknikë në UBT është një diplomë e njohur jashtë vendit, pa provime plotësuese, e cila mundëson një punësim më të shpejtë.
Gjithashtu përmes projektit Erasmus Plus përfitohen dhe 4 muaj studime në universitetet e huaja në Finlandë dhe Gjermani.