Programi “Code Monkey” – Kadija: Këtë vit klasat smart janë zgjeruar në 16 shkolla

Dy vite pas implementimit si projekt pilot, Code Moncky tashmë është zgjeruar. Aktualisht, sipas Zyrës Vendore Arsimore në Shkodër, janë 16 shkolla publike dhe 2 shkolla private që janë pajisur me kabinete të tilla.
Këto laboratore nuk do të përdoren vetëm nga klasat 1,2,3, por edhe më gjërë.
Klasat Smart lab si fillim u hapën në vitin 2022 në 4 shkolla publike, më pas ky projekt u zgjerua edhe në 12 shkolla të tjera.
Krahas modeleve të reja është bërë edhe implementimi i kurrikulës TIK Code Monkey në sitemin smip dhe çdo nxënës mund të logohet gjatë procesit mësimor.