Si sot para 4 vitesh, Bashkimi Evropian organizoi në Bruksel Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, që kishte si synim mbështetjen e Shqipërisë në përpjekjet e saj të rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar.
Komisioni Evropian premtoi 115 milionë euro nga buxheti i BE-së për rindërtimin e shpejtë dhe rehabilitimin e objekteve kyçe publike
Në këtë kontekst, mori jetë Programi “EU4Schools” (“BE për Shkollat”) me një vlerë prej 75 milionë Euro i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNDP Albania, duke synuar rindërtimin apo riparimin e 60+ institucioneve arsimore dhe duke rritur shpresat për një të ardhme më të mirë për 25,000 nxënës, mësues dhe fëmijë në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019-të.
Bazuar në parimet kryesore “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”, deri më sot në kontekstin e “EU4Schools” kanë përfunduar 52 objekte arsimore, pranë të cilëve përfitojnë drejtpërdrejtë 15,000 fëmijë e nxënës, 1,050 mësues dhe 860,000 banorë të komuniteteve te prekura. Ndërkohë, 8 objekte të tjera arsimore janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi.
Ky vit shënon 20 vjetorin e partneritetit mes UNDP dhe Bashkimit Evropian, ndërsa Programi “EU4Schools” mbetet një projekt i rëndësishëm dhe një gur themeli për një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm të Shqipërisë.
Udhëheqës nga e gjithë bota kanë uruar Donald Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë…
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka uruar Donald Trump, i cili u betua sot (20…
Dita e sotme do të mbizotërohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me…
Fare pak orë pas betimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…
"Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani," tha Donald Trump në fjalimin e tij…
Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…
This website uses cookies.