Këtë të hënë (10 shkurt) në Europe House në Tiranë, është prezantuar Qendra e Institutit Evropian të Novacionit e Teknologjisë (EIT) dhe njëherësh ka nisur edhe Fushata e BE-së për Arsimin.
Qendra e Novacionit, do të shërbejë që talentet dhe sipërmarrësit vendas të përfitojnë nga mundësitë që Instituti Europian i Inovacionit dhe Teknologjisë ofron në arsim, sipërmarrje dhe inovacion.
Fushata e Bashkimit Europian për Arsimin, shpalos të gjitha programet e projektet, në të cilat qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë dhe përfitojnë në fusha të ndryshme.
Shefi i bashkëpunimit në BE për Shqipërinë, Hubert Perr tregoi rëndësinë e arsimit, por edhe zhvillimin e të rinjve si kapital njerëzor.
“Sot çelëm fushatën e Bashkimit Europian për program BE për arsimin sepse të gjithë e dimë sesa i rëndësishëm është arsimi, por edhe zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe kjo si për çdo vend edhe për Shqipërinë. Siç e dini, Shqipëria ka ndërmarrë hapa tejet pozitive sa i përket anëtarësimit të saj për të hyrë në BE. Është në fakt një proces i cili kërkon shndërrimin e shoqërisë dhe pikërisht në këto hallka edhe arsimi është shumë i rëndësishëm dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor po ashtu. Dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që jemi sot këtu, në lancimin e kësaj fushate të programit BE-së për arsimin për të treguar sesa i rëndësishëm është arsimi për ne, por edhe zhvillimi i të rinjve si kapital njerëzor dhe që ata janë në qendër të vëmendjes që ne kemi në Shqipëri”, tha Perr.
Qendra e Novacionit, ndërton ura mes Shqipërisë dhe ekosistemeve novatore Europiane, duke nxitur bashkëpunimin mes bizneseve, institucioneve arsimore dhe kërkuesve, duke synuar të nxisë potencialin novator të vendit.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.